Vëllai i Julian Cumrakut sapo ka mbërritur në fshatin Orosh, në njësinë administrative Qafë-Mali, ku pritet të negociojë që i afërmi dhe miku i tij të dorëzohen.
Cumraku dhe personi tjetër, i identifikuar me emrin fetar Hamza (Arben Uka), kanë kërcënuar forcat RENEA se do të hapin zjarr nëse këto të fundit tentojnë t’i ndalojnë.
Forcat speciale kanë rrethuar prej orësh banesën në Orosh, por ende as Cumraku dhe as personi tjetër nuk janë dorëzuar, pavarësisht thirrjeve.
Të dy dyshohet se janë të përfshirë në vepra me natyrë terroriste dhe kishin kohë që vëzhgoheshin nga strukturat e antiterrorit.
