Një vit pas ngjarjes së rëndë që tronditi familjen, këngëtarja Sheila Haxhiraj ka vendosur të flasë publikisht për dhimbjen që e shoqëron ende.
Vëllai i saj, Henri Haxhiraj, humbi jetën në tetorin e vitit të kaluar, pas një akti tragjik që ndodhi në banesën e familjes në zonën e Qytetit Studenti. Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtonin.
Sheila tregoi se ‘ka qenë e pranishme në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja’, por nuk mundi të reagonte në kohë.
“Është pengu më i madh i jetës sime. Vazhdoj t’i bëj vetes pyetje pa fund… pse nuk e vura re më herët, pse nuk munda të bëja më shumë,” u shpreh ajo, duke shtuar se këto mendime e kanë ndjekur gjatë gjithë vitit. Këngëtarja reagoi edhe ndaj raportimeve të bëra pas ngjarjes, duke mohuar kategorikisht pretendimet se vëllai i saj vuante nga depresioni.
“Henri nuk ka pasur probleme të tilla. Ajo që ndodhi ishte një moment i papritur. Shumë nga ato që u thanë më pas ishin thjesht spekulime dhe abuzime mediatike,” theksoi Sheila.
