Shefja e burimeve njerëzore, e kapur në kamerën e puthjes në koncertin e Coldplay, ka folur publikisht për herë të parë. Është fjala për Kristin Cabot, një ish-ekzekutive e lartë në firmën teknologjike “Astronomer”.
53-vjeçarja është shprehur se momenti kur u shfaq duke përqafuar shefin e saj në një koncertin në Boston ia “shkatërroi” jetën.
Ernest Muci gati të thyejë një rekord unikal në kampionatin turk
Cabot kujtoi momentin kur vokalisti i grupit të famshëm, Chris Martin, e përqendroi kamerën e stadiumit tek ajo dhe Andy Byron, dhe më pas bëri një shaka: “Ose kanë një lidhje ose janë thjeshtë shumë të turpshëm”.
“Gjithçka më kaloi para syve”, ka thënë 53-vjeçarja për “The Times”.
Klipi që zgjati 16 sekonda u filmua një tjetër pjesëmarrës në koncert dhe u postua në rrjetin social, “TikTok”. Ai u bë menjëherë shumë viral, duke u parë miliona herë dhe nxiti përdoruesit që të nisin kërkimin për të identifikuar dyshen që u shfaq aty.
Gjerësisht u supozua se ata të dy ishin duke tradhtuar, por Cabot është shprehur se ky supozim ishte i gabuar
Kristin shpjegoi se të dy ishin ndarë miqësisht nga partnerët e tyre dhe se ai ishte përqafimi i tyre i parë.,
“Unë nuk jam ndonjë personazh i famshëm, jam thjesht një nënë nga New Hampshire”, është shprehur ajo.
Në atë kohë, Cabot ishte drejtuesja e Burimeve Njerëzore e “Astronomer” dhe Byron ishte CEO i kompanisë.
53-vjeçarja i ishte bashkuar kompanisë së re në nëntor, pasi u kërkua për shkak të përvojës së saj në firmat e mëdha të reklamave.
Cabot e përshkroi Byron si një shef mbështetës që siguronte që gratë “të kishin një vend në tavolinë”, duke shtuar: “Ishte kompania e parë në profesionet e dominuara nga meshkujt ku kisha punuar, ku ndjeva se gjinia ime nuk ishte problem.”
Sipas Cabot, rreth një muaj para koncertit, ata i thanë njëri-tjetrit se ishin ndarë nga partnerët e tyre.
Me kalimin e kohës, ajo tha se mbështetja u shndërrua në atë që ajo e quajti “një dashuri e madhe e lumtur”.
Natën e koncertit, Kristin besonte se ishte anonime midis dhjetëra mijëra fansave.
“36” NGA BLEDAR GRAMO/ Tempulli i kulturës në Galerinë e Artit Bashkëkohor Tiranë
“Ne ishim ulur në pjesën e prapme të stadiumit… në errësirën e plotë, duke plotësisht anonimë”, tha ish-drejtoresha e Burimeve Njerëzore, e cila më pas shtoi:
“Papritmas po shoh veten në ekran”.
Mendimet e saj të para ishin për bashkëshortin e saj të larguar, Andrew, për të cilin më vonë mësoi se ishte gjithashtu në koncert.
53-vjeçarja ka treguar se mendimi i saj i parë ishte për ish-bashkëshortin, Andrew, për të cilin më vonë mësoi se ishte gjithashtu në të njëjtin koncert.
“Reagimi im i menjëhershëm ishte ‘o Zot, Andrew është këtu’”, ka shtuar ajo, duke shtuar:
“Pastaj më vonë mendova ‘O Zot, Andy është shefi im”.
Cabot dhe Byron u larguan shpejt nga stadiumi dhe ranë dakord të njoftonin bordin e “Astronomer”. Në orët e para të mëngjesit, videoja ishte bërë shumë virale në rrjet.
Në orën 4 të mëngjesit, Cabot tha se burri i saj i dërgoi një pamje të ekranit të klipit me mesazhin: “Mendoj se duhet ta dish se kjo është gjithandej”.
Cabot kujtoi se reagimi në rrjet ishte shumë negativ në lidhje me të:
“U bëra një meme, isha menaxherja më e shpifur e Burimeve Njerëzore në historinë e Burimeve Njerëzore”.
Cabot vazhdoi të zbulonte se si pasojat arritën shpejt në familjen e saj.
