Ka ndërruar jetë një 42-vjeçar gjatë një loje futbolli në fshatin Novoselë të Vlorës.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi B. R., rezident në Gjermani, u godit nga topi në kraharor dhe humbi jetën gjatë transportit për në spital, ku dyshohet se ka pësuar atak kardiak.
Njoftimi i policisë:
Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.
