Njëri prej tyre ishte shpallur më herët në kërkim dhe kishte masë sigurie në fuqi
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për vjedhje të përsëritura, pas një operacioni të zhvilluar nga Komisariati Nr. 7 në kuadër të aksionit të koduar Walkers. Të arrestuarit janë Juljan Subashi, 38 vjeç, banues në fshatin Gërdec, dhe Jorgen Dervishi, 19 vjeç, nga fshati Karpen.
Dy të ndaluarit dyshohet se në orët e para të 4 nëntorit kanë hyrë në një banesë në fshatin Sakos, Vorë, prej nga kanë marrë rreth 100 litra naftë dhe disa pajisje të tjera. Gjatë ndjekjes hetimore është konstatuar se 38-vjeçari Juljan Subashi ishte i shpallur më parë në kërkim, pasi ndaj tij ishte caktuar masa Arrest në burg nga Gjykata e Lezhës për një ngjarje vjedhjeje të ndodhur më 10 korrik 2025 në një magazinë përgjatë autostradës Mamurras–Tiranë. Në atë rast ai dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me vëllain e tij, i cili ndodhet tashmë nën arrest.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e procedurave të mëtejshme hetimore.
