Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou, gjatë natës nga Andi Vokri, në aksin rrugor Mamurras-Krujë, Bushnesh.
Autori e ka goditur me sende të forta (çekiç) të ndjerin dhe se shkaku i konfliktit ka qenë për motive të dobëta.
Debati ka ndodhur fillimisht me fjalë të tipit “Pse i jep makinës kështu? Do bëjmë aksident”.
Andi Vokrri alias Ndreka, sipas hetuesve e ka kryer vrasjen në sy të nënës së tij, Dhurata Ndreka dhe bashkëshortes G. Vokrri.
Të dyja gratë kanë dhënë dëshmi për autoritetet dhe kanë shpjeguar se sherri nisi pas përplasjes së automjeteve.
Hetuesit kanë marrë edhe dëshmitë e katër personave të tjerë që kishin njohje me viktimën.
