Policia arreston dy persona të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, njëri prej të cilëve është ortaku i tij.
Personi i dytë i arrestuar është roja i karburantit, i cili dyshohet për akuzën e pengimit që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Një person i tretë është shpallur në kërkim. Naldo Gjoni, që u shoqërua mbrëmjen e djeshme pasi kishte drejtuar makinën që u përdor në vrasje, vijon të jetë ende i shoqëruar në polici.
Biznesmeni, Mondi Mehalla ka marrë dy plumba në kokë. Ai është qëlluar ndërsa ndodhej në makinë në biznesin e tij. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç.
