Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për Gjon Shkambin, i akuzuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.Ai akuzohet si nxitës i nipit të tij Elvis Shkambi në vrasjen e gjyqtarit. Elvis Shkambi, ndryshe nga xhaxhai, nuk e ankimoi vendimin e Gjykatës së Tiranës që e kishte lënë më herët nën masën e arrestit në burg.Apeli rrëzoi kërkesën e Banush Koxhaj, punonjës i sigurisë në Apel, për një masë më të butë sigurie. Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.
