
Dyshohet se ka përdorur automjetin që u identifikua si mjeti i atentatorëve të biznesmenit
Një person me inicialet N.Gj, banues në Lezhë, është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Policinë e Elbasanit, pasi dyshohet se ka qenë përdoruesi i fundit i automjetit Audi që u përfshi në vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla.
Burime të besueshme bëjnë me dije se N.Gj është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur kryente pagesën në traut e autostradës, duke përdorur të njëjtën makinë që më vonë u identifikua si pjesë e logjistikës së atentatorëve.
Personi është ndaluar në një pikë kufitare, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria. Aktualisht, policia ka nisur kontrollin në banesën e tij në Lezhë në kërkim të provave që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit.
Në vijim pritet që hetimi të sqarojë rolin e tij të mundshëm në skemën kriminale dhe lidhjet me personat që organizuan ekzekutimin e Mondi Mëhallës.
