Ngjarja e rëndë trondit zonën e Selenicës, viktima nuk i mbijetoi plagëve të marra, policia në kërkim të autorit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Selenicës, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri.
Sipas burimeve të para, i riu u plagos rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe as identiteti i autorit, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po kryen hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Grupi hetimor po punon për sigurimin e provave dhe dëshmive që mund të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia e Vlorës për detaje të mëtejshme mbi këtë vrasje.
