
Franco Giorgi dhe Gianna Di Nardo, 74 dhe 68 vjeç, u gjetën të masakruar në shtëpinë e tyre, ndërsa policia italiane po heton pistën e vrasje-vetvrasjes dhe skenarë të tjerë të mundshëm.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë të diel në Firence, ku një çift bashkëshortësh u gjet i pajetë në banesën e tyre në via Gian Paolo Orsini, në zonën Gavinana. Viktimat janë identifikuar si Franco Giorgi, 74 vjeç, një antiquar i njohur në qytet, dhe bashkëshortja e tij Gianna Di Nardo, 68 vjeç, ish-punonjëse komunale.
Sipas të dhënave paraprake, të dy kanë ndërruar jetë nga plagë të rënda të shkaktuara me armë të ftohtë. Banesa ku u gjetën trupat është vendosur nën sekuestro, ndërsa hetimet po drejtohen nga karabinierët dhe ekipi shkencor.
Trupa të shumta gjurmësh gjaku janë zbuluar në disa ambiente të shtëpisë, një element që po ndihmon hetuesit të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes. Alarmin e ka dhënë rreth orës 14:30 djali 35-vjeçar i çiftit, i cili i gjeti prindërit pa shenja jete.
Edhe pse pista e parë e hetimit është ajo e një vrasje- vetvrasjeje, autoritetet italiane po mbajnë të hapur edhe skenarë të tjerë, duke mos përjashtuar asnjë mundësi deri në marrjen e rezultateve të analizave kriminalistike.
Ekipet mjekësore të urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të rikthenin në jetë asnjërin prej viktimave. Hetimet janë ende në zhvillim dhe pritet që detaje të tjera të dalin në orët në vijim.
