Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë për vrasjen e Pavlin Prekës, në 26 shkurt të vitit të kaluar, mendohet se nuk ka patur asnjë konflikt dhe pistë tjetër që mund të çojë në vrasjen e shtetasit Pavlin Preka, përveç përpjekjeve të tij për të qenë me vajzën e të dyshuarit Vasel Koçeku dhe refuzimit të këtij të fundit për t’i dhënë dorën e vajzës.
Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar dhe dëshminë e vajzës e cila u shpreh se nuk kishte asnjë kontakt me të riun
Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar dhe dëshminë e vajzës e cila u shpreh se nuk kishte asnjë kontakt me të riun.
Madje, sipas saj, shumë vonë e ka marrë vesh arsyen përse ai kishte mbërritur herën e parë në banesën e tij.
Kjo vetëm pasi babai i saj e kishte pyetur nëse kishte kontakt me Pavlin Prekën.
“Unë nuk e kam njohur më parë shtetasin Pavlin Preka.
Ajo që di është se 2 apo 3 vitë më parë ai ka ardhur bashkë me xhaxhain e tij në banesën tonë ku është pritur nga babai im. Unë në atë kohë nuk kisha dijeni për arsyen e kësaj vizite. Motivin e mësova një vit më vonë, kur babai më pyeti nëse ky person më kishte dalë ndonjëherë përpara, gjë që unë e mohova. Unë me këtë shtetas nuk kam komunikuar kurrë as në rrjetet sociale. Lidhur mbi vrasjen e tij unë kam parë një postim në ‘Instagram; nga një prej djemve të dajës që shkruante: U ndave nga jeta kusho’. Por unë nuk kam dijeni për ndonjë konflikt të babait tim apo të kushërinjve të mi, me të ndjerin.
Dhe as në familje nuk është diskutuar kjo ngjarje. Në lidhje me Klaudio Lisaj njihemi pasi ai është kushëriri dhe kemi marrëdhënie shumë të mira, por nuk di të them për njohjen e tij shoqërore me viktimën. Përsa i përket babait tim, në shumicën e kohës ai rri në shtëpi, por për shkak të profesionit si shofer ambulance i urgjencës, ai largohet vetëm kur ka thirrje urgjente për të ndihmuar persona të sëmu
Nga hetimet del se ditën e ngjarjes ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë midis viktimës dhe të dyshuarit Klaudio Lisaj”, thuhet në dëshminë e saj.
Por ndërsa dha këtë dëshmi, përgjimet ambientale sidomos midis të bijës dhe nënës së saj, dhanë një tjetër panoramë të ngjarjes. Ndërsa sipas grupit hetues Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, nuk patën asnjë komunikim në vazhdim midis tyre.
