Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg 41 vjecarin Filip Shehu, i cili vrau me thikë kolegun e tij picier Indrit Ismaillari në një lokal tek Komuna e Parisit.
Në deklarimet që ka bërë para togave të zeza të Gjykatës se Tiranës, 41-vjecari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër.
Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra, ka deklaruar 41 vjecari.
Ai ka thënë që nga ana e viktimës acarohej dhe sipas tij viktima mbante thikë dhe thoshte nuk e çaj kokën fare për ty.E njejta situatë sipas tij ka ndodhur edhe ditën e ngjarjes ku janë konfliktuar.
Ndërkohë 41 vjecari e ka mësuar një ditë më parë që Indrit Ismaillari ka humbur jetën pasi e dinte vetëm që ishte plagosur dhe ka shprehur ngushëllime familjarëve.Avokati mbrojtës i tij Ilir Murati ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike dhe klienti i tij kishte 13 vite që kurohej për crregullim bipolar.
Ai ka paraqitur dhe një dokumentacion mbi kurimin e Filip Shehut qe nga viti 2013.
Avokati kërkoi shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik si masë sigurie dhe kryerjen e një ekspertize për shëndetin mendor. Mësohet se 41 vjecari ishte i divorcuar dhe kishte një fëmijë.
