Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është përfshirë në akuza të rënda për pjesëmarrje në një grup snajperësh gjatë rrethimit të Sarajevës në Luftën e Bosnjës.
Gazetari investigativ kroat, Domagoj Margetic, ka dorëzuar një ankesë zyrtare në prokurorinë italiane, duke pretenduar se Vuçiç ishte pjesë e një njësie paraushtarake në vitet 1992–1993.
Sipas Margetic, kjo njësi vepronte në zonën e varrezave hebraike të Sarajevës, një pozicion kyç i snajperëve serbë gjatë luftës. Ai ka bashkëngjitur materiale video, audio dhe fotografi që, sipas tij, e lidhin Vuçiçin me “safaritë njerëzore”, ku të huaj të pasur dyshohet se paguanin për të qëlluar civilë. Në dokumentet e dorëzuara, Margetic thotë se pamje të vitit 1993 tregojnë presidentin serb duke mbajtur një armë. Vuçiç i ka mohuar me forcë të gjitha akuzat. Prokuroria italiane ka nisur hetimet, pasi më herët janë ngritur dyshime për përfshirjen e italianëve, rusëve dhe amerikanëve në këto aktivitete. Rrethimi i Sarajevës, ku u vranë mbi 10 mijë civilë, mbetet një nga episodet më të errëta të konfliktit
