Të martën në Prishtinë, Kosova dhe Zvicra barazuan 1-1 në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të botërorit. Gjatë sfidës, mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka u prit me vërshëllima nga vendasit.
Mediat në Serbi kanë nxituar për t’i kushtuar disa artikuj Xhakës. Mediumi serb, B92 zgjedh të shkruajë: “Xhaka u fishkëllye në Prishtinë: “Më dhemb”.
“Granit Xhaka u shemb para kamerave pasi u POSHTËRUA në një ndeshje kundër shtetit të rremë të Kosovës”, shkruan Kurir.
