
Një histori e gjatë dyshimesh dhe obsesioni për tradhti përfundon në gjak, ku një grua godet brutalisht bashkëshortin e saj, duke e vrarë në mënyrë makabre
Një ngjarje tronditëse ka tronditur Brazilin, pasi një 43-vjeçare vrau në mënyrë brutale bashkëshortin e saj, bodybuilder-in 41-vjeçar Walter de Vargas Aita. Sipas autoriteteve, gruaja e goditi burrin me 21 plagë thike në kokë, bust dhe gjymtyrë, në një akt të përshkruar si vrasje e paramenduar me motive xhelozie.
Hetimet kanë zbuluar një histori të errët pas krimit: për muaj me radhë, gruaja kishte ndjekur dhe spiunuar bashkëshortin, duke e fotografuar fshehurazi ndërsa flinte dhe duke i dërguar mesazhe kërcënuese të mbushura me emoji thikash. Në regjistrime audio të publikuara nga policia, ajo shprehte hapur dëshirën për ta vrarë, ndërsa viktima rrëfente frikën e tij, madje kishte lënë të kuptohej se do të linte një letër në rast se i ndodhte diçka.
Pavarësisht pretendimeve të saj për vetëmbrojtje, provat e mbledhura e përgënjeshtrojnë versionin e gruas. Hetuesit besojnë se viktima u sulmua fillimisht në gjumë dhe më pas u përpoq të shpëtonte, duke lënë gjurmë gjaku në korridore dhe shkallë. Dëshmitarë kanë deklaruar se dëgjuan britmat e tij të fundit: “Zoti im, pse po e bën këtë?” përpara se të binte pa ndjenja.
Policia ka cilësuar rastin si një vrasje të paramenduar dhe me elementë mizorie, duke hedhur poshtë çdo pretendim të autores për vetëmbrojtje.