Këngëtarja shqiptare po kalon gjithnjë e më shumë kohë në Kosovë, ndërsa një postim në “Instagram” ka mjaftuar për të rikthyer zërat e lidhjes së përfolur me reperin Ledri Vula.
Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula vazhdojnë të jenë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka pranuar publikisht një romancë, veprimet dhe afrimiteti i tyre i shpeshtë po flasin më shumë se fjalët.
Së fundmi, këngëtarja ka ndarë në “Instagram” një fragment nga kënga e re e Ledrit, duke shkruar thjesht “Amazing”, gjë që menjëherë ndezi komentet e ndjekësve për një mesazh të fshehtë. Ky postim u interpretua si një tjetër sinjal nga Xhensila për marrëdhënien e mundshme me reperin kosovar, me të cilin duket se po kalon gjithnjë e më shumë kohë.
Burime pranë artistëve tregojnë se dyshja shihet shpesh bashkë në Kosovë, jo vetëm në koncerte dhe projekte muzikore, por edhe në jetën e përditshme. Nga ana tjetër, Ledri ka shtuar vizitat e tij në Tiranë, ku përveç takimeve me vajzën e tij, ai gjendet shpesh në shoqërinë e këngëtares.
Në një intervistë të fundit, Ledri la të kuptohej për herë të parë se raporti mes tyre është më shumë se profesional. “Jemi në të njëjtin ekip, kalojmë shumë kohë bashkë në studio e në koncerte. Kjo ndoshta bën që njerëzit të flasin. Po, kemi shumë kimi,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre është e veçantë.
Megjithëse të dy artistët zgjedhin të mos flasin drejtpërdrejt për jetën e tyre private, një gjë është e sigurt: energjia që përcjellin bashkë në skenë po i bind fansat se mes tyre ekziston diçka më shumë se bashkëpunim artistik.
