Me lot në sy dhe zë të dridhur, Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, mbajti një fjalë të ndjerë gjatë ceremonisë së lamtumirës për bashkëshortin e saj, duke e cilësuar ditën e sotme si më të errëtën dhe më të trishtuarën e jetës së saj.
“Të dashur miq dhe dashamirës, i nderuar kryeministër. Dita e sotme është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun që kalova çerek shekulli, me njeriun që më lidhën, përveç dashurisë, shumë ëndrra, shpresa dhe zhgënjime të përbashkëta,” tha ajo me emocion
Xhoana Nano: Të dashur miq dhe dashamirës, i nderuar kryeministër. Dita e sotme është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun që kalova çerek shekulli, po ndahem me njeriun që më lidhën përveç dashurisë, shumë ëndrra, shpresa dhe zhgënjime të përbashkëta.
Sot është një nga ato ditët që nuk do ta doja ta jetoja kurrë. E tilla është kjo ditë edhe për fëmijët tanë.Këtu e çerek shekulli më parë unë një vajzë e re, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di. Kisha rënë në dashuri, jo vetëm me Fatosin si njeriu, por kisha rënë në dashuri edhe me vizionin për një Shqipëri ndryshe, të një Shqipërie që lipsej të largohej nga barbaria, hakmarrjeve dhe të fitonte një kurs tjetër, civil modern dhe evropian. Këto do ti gjeja tek Fatosi
