Gjatë seancës ku u njoh me masat e sigurisë Belinda Balluku ka kërkuar nga GJKKO ta çoje çështjen për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Në dëshminë e saj para gjykatës Balluku ka deklaruar se nuk ka asnjë rrezik të arratiset pasi që kur është marrë e pandehur ka udhëtuar 3 herë jashtë vendit dhe është rikthyer.
Ajo ka deklaruar se komunikon me vartësit në funksion të detyrës për të cilën shprehet se e ka kryer në zbatim të ligjit. Pavarëisht pretendimeve GJKKO la në fuqi masat e pezullimit nga detyra e Zv.Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe ndalim per të dalë jashtë vendit. Per vartësit e saj Gentian Gjyli e Erald Elezi u la në fuqi masa e arrestit në shtëpi.
