Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit nga spitali Infektiv i Durrësit, ku do të kryente vizitat mjekësore.
Mësohet se për të kryer vizitat në spital bashkë me Ndocin ka qenë edhe një person tjetër i paraburgosur.
Në total për shoqërimin e tyre ishin 5 policë dhe 2 qëndronin në furgon poshtë spitalit. Në një moment, Ndoci ka kërkuar që të shkonte në tualet dhe është shoqëruar nga dy efektivë.
Sapo ka dalë nga tualeti, ai i ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit
