
Pas aludimeve për ndarje, burime pranë çiftit konfirmojnë se marrëdhënia mes aktorit dhe Kylie Jenner mbetet e fortë, pavarësisht angazhimeve të shumta të Chalamet në xhirime.
Pas fjalëve që përhapeshin për një ndarje të mundshme, mungesa e Timothée Chalamet në ditëlindjen e 70-të të Kris Jenner ndezi dyshimet për krizë mes tij dhe Kylie Jenner. Por burime të afërta me çiftin i kanë hedhur poshtë këto thashetheme, duke sqaruar se arsyeja e mungesës ishte thjesht profesionale.
Sipas revistës Us Weekly, aktori i filmit Call Me By Your Name nuk mori pjesë në festën madhështore të familjes Kardashian-Jenner për shkak të angazhimeve në dy projekte të mëdha filmike që po xhiron njëkohësisht. “Timothée është në një fazë shumë intensive të karrierës dhe po punon pa pushim,” tha burimi, duke shtuar se “ai dhe Kylie janë në kontakt të përditshëm përmes FaceTime, pavarësisht distancës.”
Marrëdhënia e çiftit, që ka filluar që në vitin 2023, duket se po përparon me qetësi dhe stabilitet. “Gjithçka mes tyre po shkon shumë mirë,” theksoi i njëjti burim. “Kylie e respekton përkushtimin e tij ndaj punës dhe e mbështet plotësisht në këtë periudhë të ngarkuar.”
Thuhet se Chalamet është bërë pjesë e jetës familjare të Kyliet, madje ka krijuar një raport të afërt edhe me fëmijët e saj, Stormi dhe Aire, të cilët ajo i ka me reperin Travis Scott. “Ai është i sjellshëm, i qetë dhe shumë i dashur me fëmijët, kjo e bën Kylien të lumtur,” shtoi burimi.
Vetë Kylie Jenner, në një intervistë të fundit në podcastin e motrës së saj Khloe Kardashian, “Khloe in Wonderland”, u shpreh se është “më e lumtur se kurrë” në këtë periudhë të jetës së saj, duke i dhënë fund çdo dyshimi për probleme në çift.
Pavarësisht thashethemeve të mediave rozë, duket se lidhja e Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner vazhdon të jetë e fortë, vetëm më private se më parë.
