
Talenti i Barcelonës po luan mes dhimbjeve, ndërsa mjekët po vlerësojnë nëse do të shmangë apo jo ndërhyrjen kirurgjikale.
Lamine Yamal, një nga talentet më të mëdhenj të futbollit evropian dhe ylli i Barcelonës, po kalon një periudhë të vështirë për shkak të një dëmtimi kronik që e ka shoqëruar gjatë muajve të fundit. Sulmuesi i ri vuan nga pubalgjia, një inflamacion që shkakton dhimbje të forta në zonën e ijeve.
Pubalgjia është një inflamacion kronik në zonën e ijëve, që shkaktohet zakonisht nga një mbingarkesë ose tendosje e tepërt mes muskujve të barkut dhe muskujve në pjesën e brendshme të kofshëve. Këta muskuj punojnë së bashku në çdo lëvizje të shpejtë dhe të fortë në futboll, prandaj kur kjo marrëdhënie funksionale prishet, krijohet dhimbje dhe inflamacion.
Në tetor 2024, lojtari pësoi gjithashtu mbingarkesë muskulare në muskujt e pasëm të kofshës (ischio-jambierin e majtë), duke shtuar edhe më shumë vështirësitë në rikuperimin e tij.
Aktualisht, Lamine Yamal po ndjek një trajtim pa bisturi, që përfshin:
Fizioterapi të përditshme
Forcim të muskujve të barkut dhe kofshës
Menaxhim të minutave në fushë
Kontroll të ngarkesës në stërvitje
Mjekët e klubit synojnë të shmangin operacionin, pasi ndërhyrja e detyron lojtarin të mungojë për disa muaj. Sidoqoftë, nëse dhimbja nuk përmirësohet, ndërhyrja kirurgjikale mbetet e mundshme.
Pubalgjia është e patrajtueshme nëse shpërfillet dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në performancën sportive. Për momentin, Yamal po kërkon të luajë duke kontrolluar dhimbjen, por nëse ajo intensifikohet, prioritet do të jetë shëndeti dhe rikthimi i plotë.
