
Burime pranë Top Channel konfirmojnë hyrjen e Monika Kryemadhit në panelin e opinionistëve, ndërsa nis sonte edicioni i ri i spektaklit më të ndjekur në vend
Burime pranë Big Brother VIP Albania bëjnë me dije se opinionistja e këtij edicioni do të jetë Monika Kryemadhi. Ky do të jetë debutimi i saj në një rol të tillë, duke shënuar herën e parë që ajo afrohet kaq shumë me botën e spektaklit dhe komenton dinamikat e lojës nga studio.
Për opinionistin tjetër, ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Mbetet e hapur nëse publiku do të shohë për të pestin sezon radhazi Arbër Hajdari apo një emër të ri që do t’i bashkohet panelit.
Edicioni i pestë nis sonte në mbrëmje dhe moderimi i është besuar sërish Ledion Liço, duke vijuar bashkëpunimin e tij me Top Channel.
Nga ana tjetër, është konfirmuar se një nga banorët e këtij sezoni do të jetë Angelo Haruni, gazetar dhe moderator i emisionit ekonomik Top Talk.
Ndërkohë, Fan Club, që nis transmetimin një ditë pas spektaklit kryesor, do të moderohet nga Kiara Tito, ndërsa dy opinionistët e konfirmuar janë Françeska Murati dhe Arjan Konomi.
