“Deri tani ka pasur një rezultat shumë të mirë në gjurmimin e portofolëve që kanë bërë transaksione të fshehta, me qëllim për të fshirë para apo për të fshehur investimet e tyre që kanë në kriptomonedha. Por gjithmonë është mënyra se në një pikë duhet që portofoli dixhital, i paidentifikuar, të lidhet me personin,” u shpreh Dorian Kane, ekspert i kriptomonedhave.
Falë këtij operacioni u zbulua një rrjet i fshehtë, ku çdo klikim në blockchain shërbente për të larë gjakun dhe paratë e krimit. Nga Spanja në Tiranë, SPAK dhe Europol sekuestruan mbi 35 milionë euro: 25 milionë në Spanjë dhe 10 milionë të tjerë u sekuestruan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, duke goditur thelbin e “bankave të nëndheshme” të krimit të organizuar.
Për herë të parë, autoritetet shqiptare po përballeshin me një realitet të ri hetimor, ku prova nuk ishte më një dosje fizike apo një llogari bankare. Ishte një kod në blockchain, një zinxhir transaksionesh që mund të gjurmohej vetëm nga ekspertët e kibernetikës dhe financës kriminale./Top Channel
