
Erion Ismaili paraqitet në Gjykatën e Posaçme, nuk jepen detaje mbi arsyet
Zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi arsyet e paraqitjes së tij në GJKKO, ndërsa as Policia e Shtetit dhe as Prokuroria e Posaçme nuk kanë dhënë një njoftim publik lidhur me këtë zhvillim.
Paraqitja e një drejtuesi të lartë të Policisë në Gjykatën e Posaçme vjen në një kohë kur SPAK po vijon hetime të shumta që lidhen me zyrtarë të niveleve të ndryshme, por mbetet e paqartë nëse rasti i Ismailit lidhet me një hetim konkret apo me një procedurë tjetër ligjore.
