
KQZ raporton ritme të ndryshme votimi nga një bashki në tjetrën, me Matin që mban përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike të dhënat zyrtare të pjesëmarrjes në votim deri në orën 15:00 për zgjedhjet e pjesshme lokale që po mbahen sot në pesë bashki të vendit: Berat, Vlorë, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.
Sipas KQZ-së, pjesëmarrja e përgjithshme deri në këtë orar është 16.08 %, ndërsa shifrat e detajuara për secilën bashki janë si më poshtë:
Berat shënon pjesëmarrje prej 16.7 %, e përkthyer në 3398 votues nga gjithsej 82.161 votues të regjistruar.
Në Vlorë, kanë votuar 5582 qytetarë, që përbëjnë 10.68 % të totalit prej 171.895 votuesish.
Në bashkinë Cërrik, pjesëmarrja është 21.39%, me 1524 votues nga 38.724 të regjistruar.
Mati kryeson për pjesëmarrjen më të lartë deri tani, me 35.32 %, ose 3278 votues nga 29.092 të regjistruar.
Ndërsa në Tepelenë janë shënuar 1151 votues, që përfaqësojnë 28.74 % të 12.667 votuesve në total.
KQZ pritet të publikojë përditësimin e radhës sipas afateve zyrtare, ndërsa qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
