
Mat kryeson me pjesëmarrjen më të lartë, ndërsa Vlora mbetet në fund të renditjes
Procesi i votimit vijon në pesë bashki të vendit ku po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e përditësuara të pjesëmarrjes deri në orën 11:00, duke reflektuar një ritëm të ulët votimi në disa zona.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në këtë orar kanë votuar gjithsej 23,604 qytetarë në të pesë bashkitë. Mat rezulton me nivelin më të lartë të pjesëmarrjes, ndërsa Vlora regjistron shifrën më të ulët.
Pjesëmarrja deri në orën 11:00 sipas bashkive:
Mat: 19.22%
Tepelenë: 15.42%
Cërrik: 11.39%
Berat: 8.56%
Vlorë: 5.07%
KQZ ka njoftuar se procesi i votimit po vijon normalisht, pa problematika të raportuara në qendrat e votimit, ndërsa pjesëmarrja pritet të rritet në orët e pasdites.
