Këshilli Evropian ka vlerësuar se zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Shqipëri më 11 maj 2025 ishin konkurruese, por thekson se procesi u shoqërua me një sërë mangësish që kërkojnë adresim. Në një deklaratë të publikuar së fundmi në faqen zyrtare, Këshilli i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të ndërmarrin një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë, duke respektuar plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.
“Këshilli vëren se zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ishin konkurruese, pavarësisht mangësive të identifikuara, të cilat duhen adresuar. Duke pasur parasysh këtë, Këshilli bën thirrje për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe në kohë, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venedikut,” shkruhet në deklaratë
