Tri banesa janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës në lagjen ‘Loni Dhamo’ në Lushnje.
Banesat e përfshira nga zjarri fare pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Lushnjes.
Sapo janë shfaqur flakët e para banorët kanë njoftuar zjarrfikësit të cilët kanë shkuar me urgjencë të shoqëruar dhe nga dhjetëra efektivë policie.
Zjarri përfshin disa banesa në Lushnje, një vajzë e re
Asnjë nga banorët nuk është lënduar dhe kanë dalë në kohë nga banesat.
Një vajzë është dërguar në spital me ambulancë pasi ishte ndjerë keq nga tymi.
Zjarrfikëset ende punojnë për të shuar zjarrin, ndërsa e kanë vënë nën kontroll për të mos u përhapur në banesa të tjera.
Dy prej banesave janë shkrumbuar totalisht dhe një pjesërisht e djegur.
Sipas shefit të zjarrfikësve të Lushnjes dyshohet për zjarr aksidental.
