Zëvendësdrejtori i SHBA për Evropën Perëndimore dhe Qendrore, Lyn Debevoise ka vizituar SPAK-un dhe kreun e saj Altin Dumanin. Në postimin e ndarë nga ambasada amerikane në Tiranë thuhet se Debevoise ka vlerësuar punën e Dumanit në krye të SPAK. Gjithashtu theksohet se Dumani ka vendosur standard në punën e përbashkët mes SHBA dhe Shqipërisë në goditjen e organizatave kriminale ndërkombëtare.
