
Turneu që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë po merr formë, ndërsa vendet e para të kualifikuara vijnë nga të gjitha kontinentet.
Procesi i kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 po futet në fazën përfundimtare dhe lista e skuadrave pjesëmarrëse është pasuruar ndjeshëm. Deri tani, 30 kombëtare nga mbarë globi kanë siguruar matematikisht pjesëmarrjen në turneun e madh që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Si pritëse të kompeticionit, Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara ishin të parat që konfirmuan pjesëmarrjen. Nga Azia, kualifikimin e kanë arritur Japonia, Zelanda e Re, Irani, Koreja e Jugut, Jordania, Australia, Katari dhe surpriza e këtij edicioni, Uzbekistani.
Amerika e Jugut vjen me emra të njohur të futbollit botëror, përfshirë Argjentinën, Brazilin, Uruguain, Kolumbinë, Paraguain dhe Ekuadorin, ndërsa Afrika sjell një përfaqësim të gjerë me Marokun, Tunizinë, Egjiptin, Algjerinë, Ganën, Kepin e Gjelbër, Afrikën e Jugut, Bregun e Fildishtë dhe Senegalin.
Nga Europa, tre nga fuqitë tradicionale të kontinentit, Anglia, Franca dhe Kroacia, e kanë siguruar tashmë biletën për në fazën finale.
Lista e plotë e 30 vendeve të kualifikuara:
Kanada
Meksikë
Shtetet e Bashkuara
Japoni
Zelanda e Re
Iran
Argjentinë
Uzbekistan
Koreja e Jugut
Jordani
Australi
Brazil
Ekuador
Uruguai
Paraguai
Kolumbi
Marok
Tunizi
Egjipt
Algjeri
Gana
Kepi i Gjelbër
Afrika e Jugut
Katar
Angli
Arabi Saudite
Bregu i Fildishtë
Senegal
Francë
Kroaci
Turneu i vitit 2026, i pari që do të zhvillohet në tri shtete dhe me format të zgjeruar, pritet të sjellë një spektakël të madh sportiv dhe përfaqësim rekord nga të gjitha kontinentet.
