Aktualitet Bota opinion Rajoni Uncategorized

Kur Ajnshtajni takohet me… fiqtë!

Nga Aristotel SPIRO
Fiqtë e Evias së Greqisë që mbërritën deri në Tiranë, nuk sollën vetëm shijen dhe vlerat ushqimore. Erdhi me to edhe një leksion nga fizika moderne: data e skadencës «Dhjetor 2024» u kthye papritur në «Dhjetor 2025», falë një shiriti të ngjitur sipër datës së vërtetë!

Ajnshtajni kishte të drejtë: koha është relative. Sidomos kur ke ngjitës të mirë dhe ndërgjegje elastike tregtare.

***

Sipas teorisë së Ajnshtajnit, nëse lëviz me shpejtësi afër asaj të dritës, koha ngadalësohet për ty. Por heronjtë e ambalazhit në Kastaniotisa të Evias shkuan një hap më tej: pa motorë, pa raketa, arritën të shtyjnë kohën përpara – dhe i dhanë jetë të re fiqve të vitit 2023 me afat skadence në dhjetor të 2025-ës. Ajnshtajni do të ishte krenar. Ose do të qeshte me mustaqet e tij. Gjoni pagoi për 500 gramë, por mori falas edhe një grimcë relativitet. Ku je, o NASA!


Όταν ο Αϊνστάιν συναντά… τα σύκα! 

Από τον Αριστοτέλη ΣΠΥΡΟΥ
_____

Τα σύκα Ευβοίας έφτασαν μέχρι τα Τίρανα, αλλά δεν έφεραν μόνο γεύση και θρεπτικές αξίες. Μαζί τους ήρθε και ένα μάθημα φυσικής: η ημερομηνία λήξης «12/2024» μετατράπηκε ξαφνικά σε «12/2025» με μια αυτοκόλλητη ετικέτα πάνω από την αυθεντική!

Ο Αϊνστάιν είχε δίκιο: ο χρόνος είναι σχετικός. Ειδικά όταν υπάρχει καλή κόλλα και ευέλικτη εμπορική συνείδηση.

***

Τα σύκα Ευβοίας, ταξιδεύουν στον χρόνο! Ακολουθώντας τη θεωρία του Αϊνστάιν, αν κινηθείς με αρκετά μεγάλη ταχύτητα κοντά στο φως, ο χρόνος κυλάει πιο αργά για σένα. Αλλά οι ήρωες της συσκευασίας στην Καστανιώτισσα της Εύβοιας το πήγαν ένα βήμα παραπέρα: χωρίς να τρέξει κανείς, χωρίς να ανάψει κινητήρας, κατάφεραν να σπρώξουν τον χρόνο μπροστά – και να δώσουν νέα ζωή στα σύκα του 2023 με ημερομηνία λήξης του 2025. Ο Αϊνστάιν θα ήταν περήφανος. Ή θα γέλαγε με τα μουστάκια του. Ο Γκιον πλήρωσε 500 γραμμάρια, αλλά αγόρασε και λίγη σχετικότητα δώρο. Τύφλα να ’χει η NASA!

_____

1 COMMENTS

  1. Ky shkrim i Aristotel Spiros është një kombinim mjeshtëror i humorit dhe ironisë. Me një stil të gjallë dhe të zgjuar, ai shfrytëzon teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit për të vënë në pah një fenomen fare tokësor—praktikat e dyshimta të ambalazhimit të produkteve ushqimore.

    Duke e trajtuar këtë situatë me lehtësi dhe shaka, autori na shtyn të reflektojmë mbi elasticitetin e ndërgjegjes tregtare dhe kreativitetin e marketingut, duke e përqafuar absurditetin e saj me një ton të lehtë, por të mprehtë. Përdorimi i NASA-s si një thirrje satirike është një shtesë e shkëlqyer për të theksuar ironinë e një realiteti që duket se sfidon ligjet e fizikës.

    Një artikull i shkruar me zgjuarsi, që ia del të na bëjë të qeshim dhe të mendojmë njëkohësisht. Spiro e ka përkthyer një problem të zakonshëm në një rrëfim të paharrueshëm. Një vështrim i freskët mbi absurditetet e përditshme!

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *