Uncategorized

Ambasada e SHBA në Tiranë: Zyra e DEA-s është aktive në Shqipëri, kushdo që ka informacion për trafikun e drogës ose pastrimin e parave ta denoncojë

Në njoftim thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve.

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar sot se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve, DEA, është aktive edhe në Shqipëri.Në njoftimin e mëposhtëm të ambasadës thuhet se DEA nxit të gjithë ata që kanë informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e parave që vijnë nga droga ta ndajnë me personelin e DEA-s. Po ashtu theksohet se të dhënat e denoncuesit do të mbahen të fshehta.

Më tej thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve.POSTIMI I PLOTË:Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *