Bota Uncategorized

Kryeministri i Groenlandës: Ishulli nuk mund të blihet!

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen tha të dielën se, komentet nga zyrtarët amerikanë në lidhje me ishullin Arktik kanë qenë mungesë respekti dhe se ishulli nuk mund të blihet, në kundërshtim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, i cili ka hedhur vazhdimisht idenë e blerjes së territorit strategjik.

Nielsen tha se Groenlanda “nuk do të jetë kurrë, kurrë një pronë që mund të blihet nga kushdo”, ndërsa qëndronte pranë Kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen gjatë një konference të përbashkët për shtyp në rezidencën zyrtare të Frederiksen në Marienborg në Lyngby, Danimarkë.

Kryeministri i Groenlandës po takohej me Frederiksen në ditën e dytë të një vizite zyrtare tre-ditore në Danimarkë. Groenlanda është një territor gjysmë-autonom i Danimarkës.

“Bisedimet nga Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë respektuese” – tha Nielsen. “Fjalët e përdorura nuk kanë qenë respektuese. Kjo është arsyeja pse ne duhet, në këtë situatë, të qëndrojmë së bashku”.

Partitë politike në Groenlandë ranë dakord së fundmi të formojnë një qeveri të re koalicioni me bazë të gjerë pas pretendimeve të Trump për territor. Kjo, pasi ishulli prej vitesh është anuar drejt pavarësisë përfundimtare nga Danimarka. Vizita treditore e Nielsen synon të adresojë bashkëpunimin e ardhshëm midis dy vendeve.

“Danimarka ka vullnetin për të investuar në shoqërinë e Groenlandës, dhe ne nuk e kemi këtë vetëm për arsye historike. Ne e kemi këtë edhe sepse jemi pjesë e bashkësisë daneze me njëri-tjetrin” – tha Frederiksen. “Sigurisht që kemi vullnetin të vazhdojmë të investojmë edhe në shoqërinë e Groenlandës” – shtoi ajo.

“Ne gjithmonë duam të takohemi me presidentin amerikan” – tha Frederiksen. – “Sigurisht që duam. Por mendoj se kemi qenë shumë, shumë të qartë në atë që është qasja e komonuelthit danez ndaj të gjitha pjesëve të Mbretërisë së Danimarkës.”

Nielsen është planifikuar të takohet me Mbretin Frederik X të Danimarkës të hënën përpara se të kthehet në Groenlandë dhe ta ftojë atë për një vizitë mbretërore në ishull.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *