Aktualitet SHBA Uncategorized

Trump-i dhe çudia e tij për gjuhën amtare

Nga Edon QESARI

Ditën e djeshme, presidenti Trump përgëzoi homologun e tij të shtetit afrikan të Liberisë, gjatë një takimi zyrtar, për anglishten cilësore të këtij të fundit. Por presidenti afrikan po fliste, në të vërtetë, në gjuhën e tij amënore, pasi anglishtja në Liberi është gjuhë zyrtare.

Ndonëse unë e mirëkuptoj Trump-in; e mirëkuptoj çiltërisht.

Edhe unë, sapo më bie rasti të dëgjoj—makar të bisedoj me—ndonjë personazh publik shqiptar, a ndonjë politikan sidozot, i cili e flet mirë gjuhën shqipe, më vjen ta puth në ballë dhe t’i them: “Sa bukur e flet shqipen! Ku ke mësuar t’i përdorësh foljet kaq saktë? A më qafsh, shkollën në shqip e ke bërë? Si arrin ta ndash një ligjëratë të drejtë nga një e zhdrejtë, e të vazhdosh të gjallosh në mesin e atyre që të rrethojnë?”

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *