Ambasada e SHBA-së, mesazh qytetarëve: Votoni pa frikë! Mos lejoni të tjerët të flasin për ju!

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shpërndarë një mesazh domethënës vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke inkurajuar zgjedhësit që të votojnë pa frikë.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale përfaqësia diplomatike e Shteteve të Bashkuara u kërkon qytetarëve që “të mos lënë të tjerët të flasin për ta”.
“Vota jote është vetëm e jotja” – thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.