Arlind Qori: “O mbret mesjetar, merr dhe një shërbëtor për në tualet!”
Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, ka reaguar ashpër pasi Edi Rama shkoi ditën e djeshme me helikopter për në Vlorë për të shmangur trafikun.
Në një postim në rrjetet sociale, Qori veç helikopterit i përmend Ramës edhe avionët privatë me të cilët udhëton nëpër botë…
Duke e krahasuar Ramën me një mbret mesjetar, Qori shkruan se tashmë atij i ka mbetur pa bërë vetëm të marrë një shërbëtor që ta ndihmojë në punët e sikletshme të tualetit…
Postimi i plotë i Arlind Qorit:
“Bredh me çarter privat nëpër botë. Në Vlorë shkon me helikopter që të mos e bezdisë trafiku. Tani i ka mbetur që, si mbretërit mesjetarë, të marrë një shërbëtor që e ndihmon në punët e sikletshme të tualetit.
Mjerë kush na qeveris!”