Drejtësia Shqipëria Uncategorized

Akuzë e re për Ajola Xoxën

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një akuzë të re Ajola Xoxës.

Bashkëshortja e Erion Veliajt u paraqit në organin e akuzës paraditen e sotme dhe raportohet se prokurorët e SPAK-ut i kanë komunikuar akuzën e re të “fshehjes së të ardhurave”.

Ajola Xoxa qëndroi sot në SPAK për rreth 2 orë, ndërsa kujtojmë se, pak ditë më parë, ajo u paraqit në atje në kuadër të respektimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”, të caktuar ndaj saj nga ana e GJKKO-së.

Gjithashtu, Ajola Xoxa po hetohej deri tani për korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *