Qifti Uncategorized

Babai që “nuk kupton”



Në botë, në vende të ndryshme, ka çifte që nuk e fshehin aspak lidhjen e tyre. Të dashuruarit shkojnë në kinema, ulen në ndonjë kafene me qirinj, përqafohen e puthen në ambiente publike etj… Por nuk ndodh kështu kudo. Ka vende e ambiente ku tradita trashëgon paragjykime fanatike për vajzat dhe opinioni nuk mund të shpërfillet lehtë, sidomos nga baballarët e vajzave…

Kjo është historia që po ju sjell më poshtë, ku gjithçka do të shkonte si në një romancë idilike, sikur mes tyre, një djali e një vajze, të mos ishte ai babai i saj… Dhe jo një baba që “s’kupton shumë” nga “manuali i dashurisë”, siç e mendonte çifti…
Lexojeni vetë tregimin që të kuptoni nëse baballarët janë vërtet aq “të paditur” sa duken…, apo…? Prandaj, kësaj që po ju tregoj, do t’i shkonte shumë edhe titulli: ‘Manuali i dashurisë… përpara syve të babait që “nuk kupton”‘

Lexim të këndshëm!

Qifti




Dikur, diku, në një vend ku vajzat e kishin të ndaluar nga opinioni që i rrethonte të bënin dashuri…, ishte një e cila shiste libra.
Një ditë vuri re që po i vinte në dyqan djali që flirtonte me të, por në atë moment kishte pranë të atin.
Vajza, menjëherë, pa e përshëndetur, e pyeti djalin:

– A erdhët për të marrë librin e shkrimtarit gjerman Jorg Danielit, me titullin “Babai ne dyqan”?

Djali i përgjigjet:

– Jo, erdha për të marrë librin e shkrimtarit anglez Tomas Murris “Si mund të takohemi?”.

Vajza:

– Nuk e kemi atë libër, por kemi librin e shkrimtares amerikane Patricia Olfer me titull “Poshtë pemës së mollës”.

Djali:

– Shumë bukur. A mund të ma sillni dhe librin e shkrimtarit belg Zhën Barner, me titull “Të marr pas 5 minutash”?

Vajza:

– Me kenaqësi. Madje të sygjeroj dhe librin e shkrimtarit francez Mishel Daniel, me titull “Nuk do të të lë kurrë”.

Pas kesaj bisede, babai ngrihet nga vendi dhe e pyet vajzën:

– A nuk janë shumë libra? Si do t’i lexojë ky gjithë këto?

Vajza:
– Është djalë i zgjuar ai, i lexon.

Babai:

– Vajza ime e dashur! Meqenëse na qenka kështu puna, po i sygjeroj edhe unë librin e shkrimtarit hollandez “Unë nuk jam budalla”. Jepja ta lexoje ai, por, veçanërisht, lexoje dhe ti!

________________________

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *