Uncategorized

“Ukraina gati për armëpushim”, Zelensky vijon thirrjet për ndalimin e luftimeve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se një armëpushim me Rusinë është i mundur në çdo moment, por nënvizoi se paqja nuk mund të vijë përmes një ndalese simbolike dhe afatshkurtër.Gjatë një konference për shtyp në Pragë së bashku me presidentin çek, Petr Pavel, Zelensky u shpreh se Ukraina është e hapur për ndërprerjen e përkohshme të luftimeve, por vetëm nëse armëpushimi ka një kohëzgjatje domethënëse. “Jemi të gatshëm, por jo për tri ditë – duhet të jetë të paktën 30 ditë për të pasur kuptim,” tha ai. Deklaratat e presidentit ukrainas vijnë si reagim ndaj njoftimit të bërë nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili shpalli një armëpushim 72-orësh me rastin e 80-vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste. Armëpushimi pritet të nisë në kohën kur Moska do të presë liderë ndërkombëtarë në Sheshin e Kuq, përfshirë edhe presidentin kinez Xi Jinping.Zelensky gjithashtu bëri të ditur se Kievi shpreson të sigurojë 1.8 milion predha në vitin 2025, në kuadër të një nisme të udhëhequr nga Republika Çeke për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *