Aktualitet Bota Uncategorized

Nacionalistët bullgarë sulmojnë makinën e Von der Leyen

Ndjekës të partisë nacionaliste bullgare “Ringjallja” kanë tentuar t’i pengojnë Ursula Von der Leyen-it vizitën në një fabrikë armësh në qytetin Sopot, duke sulmuar një automjet në të cilin besonin se ndodhej Presidentja e Komisionit Europian.

Kreu i “Ringjalljes”, Kostadin Kostadinov, i cili më pare, siç kujton Euronews ka bërë thirrje për tërheqjen e Bullgarisë nga NATO, organizoi tubime me një parti tjetër nacionaliste, “Velichie”, në Fabrikat e Inxhinierisë së Makinerive Vazov në Sopot duke kundërshtuar rrugën europiane të Bullgarisë e duke insistuar për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar.

Kostadinov u filmua teksa bllokonte një automjet duke krijuar një ngërç që detyroi policinë bullgare të ndërhynte e të lejonte kalimin e makinës. Në një video të shpërndarë në mediat sociale, demonstruesit që mbanin flamuj bullgarë dhe rusë shihen duke rrethuar makinën, e cila më pas ecën përpara por goditet disa herë me një nga pankartat.

Kostadinov shihet aty duke u përplasur me policinë dhe bërtet me të madhe: “nazistë!”, ndërsa makina u rrethua nga protestuesit. Nuk është e qartë nëse Presidentja e Komisionit Europian ndodhej në automjet në kohën e incidentit.

Vetë Kostadinov më vonë pretendoi se ajo mbërriti në fabrikën e Sopotit me helikopter, e jo me makinë.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *