Mëngjesin e sotëm përfaqësues të Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar një vizite pune në Elbasan ku janë takuar me drejtuesin e Prokurorisë Kreshnik Ajazi dhe drejtorin e Policisë Vendore Fatmir Hoxha.Fokus i takimit kanë qenë shqetësimet dhe denoncimet në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Përfaqësuesit e SPAK dhe BKH kanë kërkuar angazhim maksimal nga institucionet lokale të drejtësisë dhe rendit, me qëllim rritjen e monitorimit në terren, sidomos në zonat e identifikuara si të ndjeshme.Ata kanë theksuar se çdo kallëzim apo indicie që lidhet me krime zgjedhore do të trajtohet me përparësi dhe në mënyrë të paanshme.Gjithashtu kanë theksuar edhe rëndësinë e krijimit të një klime besimi për qytetarët që dëshirojnë të raportojnë parregullsi, duke garantuar mbrojtjen e tyre dhe trajtimin konfidencial të informacionit.