Donald Trump vendosi t’i përgjigjej me një konferencë shtypi lajmeve që po qarkullonin mbi shëndetin e tij, e që mbërrinin deri në aludime se ai mund të kishte vdekur.
Duke u shfaqur vetë përpara njerëzve, Donald Trump tregoi se kjo ishte mënyra më e mirë për t`i dhënë fund teorive të konspiracionit, e sigurisht, nuk e la t`i shpëtonte rasti edhe për të bërë pak ironi.
“Të gjitha fake news, isha shumë aktiv gjatë fundjavës. Javën e kaluar, pata disa konferenca për shtyp. Vetëm dy ditë nuk dola unë, dhe filluan direkt të thonë: ja pra, diçka nuk shkon me të, nuk është mirë” – tha Donald Trump.
Thashethemet rreth shëndetit të tij dominuan diskutimet në internet pak ditë pasi u fotografua me një mavijosje të madhe në dorë. Në fund të gushtit, këngët “Trump ka vdekur” dhe “Ku është Trump?” filluan të bëheshin trend në platformën X. Edhe më shumë benzinë zjarrit i hodhi një deklaratë e zv/presidentit amerikan, JD Vance, i cili foli për një përgatitje të mundshme për të marrë pushtetin, nëse Trumpit mund t’i ndodhte diçka, pavarësisht se ai shtoi se është i bindur që presidenti i Shteteve të Bashkuara është në formë të mirë, do të shërbejë deri në fund të mandatit të tij dhe do të bëjë gjëra “të mëdha për popullin amerikan”.