Alarm shëndetësor për Nuredin Dumanin, i penduari i drejtësisë shtrohet në spital!

Kanë dalë në dritë detaje të reja lidhur me shtrimin në spital të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Ai raportohet se ka shfaqur probleme me zemrën dhe për këtë arsye është dërguar me urgjencë pranë QSUT, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Burime bëjnë me dije se SPAK po ndjek nga afër situatën shëndetësore të tij, duke qenë se Dumani konsiderohet një prej bashkëpunëtorëve më të rëndësishëm të drejtësisë, gjatë viteve të fundit.
Deklaratat e tij kanë luajtur një rol kyç në zbardhjen e dhjetëra çështjeve që lidhen me grupe të strukturuara kriminale dhe ngjarje të rënda në Shqipëri, duke ndihmuar në shpërbërjen e disa prej organizatave më të fuqishme kriminale në vend.
Gjendja shëndetësore e Dumanit po monitorohet me kujdes, ndërsa pritet të ketë të tjera zhvillime mbi ecurinë e tij mjekësore, në ditët në vijim.