Heroizëm mes flakëve: Fotoja e shqiptarit që shpëtoi delen hyn në 12 më të mirat në botë!

Një moment prekës i humanizmit gjatë zjarreve shkatërruese në Greqi është vlerësuar nga BBC si një nga 12 fotografitë më të mira të vitit 2025.
Imazhi, i realizuar nga fotoreporteri Thanassis Stavrakis i agjencisë Reuters, paraqet një burrë shqiptar që transporton një dele mbi motor, për ta shpëtuar nga flakët që përfshinë në gusht, zonën e Patrës,.
Pamja, e mbuluar nga tymi dhe zjarri, u kthye në simbol të guximit dhe dhembshurisë njerëzore, në një kohë kur shumë banorë po evakuoheshin dhe jeta e njerëzve e kafshëve ishte në rrezik.
Në komentin e saj, BBC e krahasoi fotografinë me ikonografinë e lashtë të “Bariut të Mirë” në katakombet romake, duke nënvizuar idenë se heroizmi i heshtur dhe kujdesi për më të dobëtit, mbeten vlera universale që kapërcejnë kohën.