
Shkatërrimi i Kullës Mushtaha, një ndërtesë shumëkatëshe në një zonë të dendur të qytetit të Gazës, shihet nga vëzhguesit si një tjetër dëshmi e gatishmërisë së Izraelit për të ndëshkuar tërë komunitetin pa asnjë dallim.
“Është shumë e qartë se Izraeli është i vendosur të shkaktojë shkatërrim maksimal dhe ndëshkim kolektiv maksimal dhe nuk e ka fshehur aspak këtë,” u shpreh Tahani Mustafa, analiste në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë.
“Nuk mendoj se ndonjë nga veprimet që Izraeli ka ndërmarrë gjatë dy viteve të fundit flet për një operacion ushtarak të disiplinuar”, shtoi ajo, duke iu referuar shkatërrimit të godinës 12-katëshe të rrethuar nga qindra tenda të përkohshme për të zhvendosurit.
Ndërkohë, drejtuesit e Kullës Mushtaha kanë hedhur poshtë pretendimet izraelite se godina përdorej nga luftëtarët e Hamasit.