Bota Politikë Uncategorized

Familja Trump reagon mbi lobimin për t’i hequr “Non Gratën” Berishës

Ish-diplomati Amerikan Richard Grenell e ka quajtur një histori të rreme dhe të pavërtetë raportimin mbi kontratën e 6 milionë dollarëve për lobimin në SHBA, për t’i hequr sanksionin “Non Grata”, vendosur për Sali Berishën.

Në një postim në twitter, Grenell theksoi se ky raport është një “gënjeshtër totale”, duke kërkuar që ai të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet. Ky postim i Grenell erdhi pas reagimeve të shumta që u shfaqën në lidhje me publikimin nga Partia Demokratike të një kontrate lobimi, e cila përfshinte pagesën e 6 milionë dollarëve për lobimin me qëllim heqjen e sanksionit ndaj Berishës.

Kjo kontratë ka shkaktuar debat dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë personazheve të njohur, përfshirë edhe djalin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump Jr., i cili ka bërë repost postimin e Grenell në Twitter, duke shprehur mbështetje për mesazhin e tij.

Në postimin e tij, Trump Jr. i referohet ngjarjes si një tentativë për të shpërndarë dezinformata dhe gënjeshtra, duke mbështetur pohimet e Grenell për këtë çështje. Ky reagim i Grenell dhe Trump Jr. duket të jetë një mesazh për të kundërshtuar dhe demaskuar çdo tentativë për të përdorur lobimin politik për të ndryshuar realitetin ligjor dhe politik në Shqipëri, sidomos në lidhje me çështjen e sanksionit ndaj Berishës.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *