Aktualitet Rajoni

Produkte shqiptare të bllokuara në tregjet e BE për shkak të pesticideve dhe metaleve të rënda!

Ngarkesa me speca, pjeshkë dhe domate nga Shqipëria janë kthyer ose asgjësuar në Slloveni e Kroaci pas analizave që zbuluan mbetje të rrezikshme.

Autoritetet sllovene njoftuan tërheqjen nga tregu të një sasie me speca të importuar nga Shqipëria, pasi u gjetën pesticide të ndaluara si acetamiprid dhe flonicamid. Kompania importuese u kërkoi klientëve të kthejnë produktin ose ta hedhin, duke paralajmëruar për rreziqe shëndetësore.

Ndërkohë, Kroacia bllokoi disa ngarkesa frutash e perimesh shqiptare: mbi 5 ton pjeshkë për shkak të niveleve të larta të nikelit dhe rreth 4 ton domate nga Berati, ku u gjetën mbetje pesë herë mbi normën e lejuar të insekticidit toksik chlorfenapyr. Të gjitha produktet u asgjësuan.

Rastet kanë shtuar shqetësimet për sigurinë e ushqimeve shqiptare dhe rrezikun që sjellin për imazhin e eksporteve në tregjet evropiane.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *