Aktualitet Editorial Opinion Shqipëria Uncategorized

Mbi përdh*nimin në plazhin e Durrësit

Nga Mentor KIKIA

Kam ndjekur këto ditë lajmet dhe reagimet mbi aktin e dhunës seksuale ndaj një 18-vjeçareje italiane, në një plazh në Durrës.

I bashkohem dënimit të çdo lloj akti dhune, aq më shumë asaj seksuale.
I bashkohem apelit të familjes, autoriteteve italiane dhe çdo shqiptari të drejtë, që kërkon ndëshikmin maksimal të autorit, nëse krimi vërtetohet.
Dënoj çdo opinon (që në fakt nuk janë pak) që justifikon dhunën me parimin “ç’donte vajza në 5.30 të mengjesit në plazh?!”.

Policia, në raportimin e saj publik, e konsideron aktin një përdhunim (referuar dëshmisë së vajzës dhe shenjave të dhunës)…

Por, përtej fakteve dhe gatishmërisë për të qenë në mbështetje të viktimës së dhunës, mendoj se ftohtësisht duhen parë edhe rrethanat. Jo për të mbrojtur autorin, por për hir të objektivitetit.

Vajza ka deklaruar: ”Isha me miqtë, kishim pirë diçka gjatë natës. Në një moment u largova për pak kohë me një shoqe, u ngjita në dhomë dhe më pas zbrita vetëm në plazh, për të marrë pak ajër. U ula në një nga shezlongët përballë hotelit. Aty më erdhi një djalë, që fillimisht nuk më foli. Pastaj më sulmoi, më kapi dhe, pavarësisht përpjekjeve të mia për t’u mbrojtur, më përdhunoi. I bërtita, i kërkova të ndalonte, por ai nuk u ndal”.

Një video e bërë publike nuk tregon saktësisht këtë. Vajza ka qenë e ulur në një stol në anë të shëtitores. Aty i afrohet dhunuesi i pretenduar dhe bisedojnë pak minuta. Pastaj djali futet në plazh, dhe vajza vazhdon të qëndrojë tek stoli. Pastaj djali kthehet dhe bisedon sërish me vajzën. Pas pak ai çohet, ecën përpara, për tek shezllongët dhe vajza e ndjek pas.
Këtu pamja mbyllet.

Ka dy mundësi pas kësaj:

-Djali ka menduar se, meqë vajza i shkoi pas tek shenzlongët, ajo ka qenë e hapur për të marrëdhënie seksuale. Dhe kur ajo ka refuzuar, ai e ka përdhunuar. Sepse shumë meshkuj nuk mendojnë se një shezlong dy të panjohur edhe mund të pijnë një cigare e thejshtë të bisedojnë.
-Vajza dhe djali kanë pasur një marrëdhënie me dëshirë dhe për arsye që nuk i dimë, vajza të nesërmen e ka denoncuar. Shenjat e dhunës duket se e rrëzojnë këtë të dytën, që edhe nëse do të ishte kështu, nuk do të ishte hera e parë që ndodh.

Kam hasur dikur, kur isha reporter i kronikës së zezë, një ngjajre, çështja ishte në gjykatë. Dy studente kishin kallëzuar për përdhunim dy policë të forcave speciale.
“U njohëm në Qytetin Studenti. Na ftuan për kafe dhe ne pranuam. Pastaj na ftuan për një shëtitje me makinë, dhe ne sërish pranuam. Na ftuan për drekë në Ishull Lezhë, dhe ne pranuam. Pasi hëngrëm drekë na thanë për tu ngjitur në hotel. Dhe në pranuam sepse kishim pirë pak verë. Pastaj na përdhunuan” – kishin deshmuar ato.

Vajzat mund të ishin në të drejtën e tyre të pinin kafe, të hanin drekë, të bënin shëtitje, e pastaj edhe të flinin në një krevat me djemte, por kjo nuk do të thotë se ata duhet të bënin seks, apo jo?

Padyshim që po! Dy policët nuk u dënuan, gjithsesi.

Ligji sot është shumë favorizues për femrën, në të tlla raste, dhe padyshim që është një gjë shumë e mirë.

Por vetë vajza, apo gruaja, nuk duhet të konsiderohet një materie mishi dhe gjaku, pa logjikë dhe instiktin e vetëmbrojtjes. Sepse, ndryshe, i bie që vajzat t’i shkojnë në shtrat çdo harbuti, me pretendimin se ai nuk ka të drejtë të kryejë marrëdhënie me të, nëse ajo nuk dëshiron.

P.s.:
Jeni të lutur të mos e merni këtë shënim, si një përpjekje për të mbrojtur një përdhunues, por si një përpjekje për më shumë korrektesë dhe realizëm në raportimin e një ngjarjeje. Ose, edhe si një apel për vajzat: Ruhuni, para se të jetë e nevojshme të thërritet ligji për të dënuar autorin!

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *