Aktualitet

Nuredin Dumani në gjendje të rëndë shëndetësore në burgun 313!

Mbrëmjen e djeshme, Nuredin Dumani pësoi një komplikacion të rëndë shëndetësor brenda qelisë së tij në burgun 313, duke alarmuar SPAK-un dhe Drejtorinë e Burgjeve.

Burime bëjnë me dije se, teksa konsumonte karkaleca, Dumani shfaqi probleme të forta me zemrën dhe humbi ndjenjat. Ai u transportua me urgjencë në QSUT, ku mbërriti në gjendje të pavetëdijshme. Pas ndërhyrjes së mjekëve dhe skanimeve të shumta, ai u dërgua në reanimacion dhe iu aplikua një terapi shpëtimi.

Dumani u vendos në një dhomë të veçantë “VIP”, nën masa të rrepta sigurie. Sipas burimeve, pasi rifitoi ndjenjat, ai deklaroi se problemet nisën në momentin kur po konsumonte ushqimin në qeli.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *